INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Mjedisit publikon listën me plazhet më të pastra

Ministria e Mjedisit publikon listën me plazhet më të pastra

Publikuar më: 12:59 26-06-2017

Për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet por ende nuk e dinë se cilat janë zonat më të pastra, Ministria e Mjedisit publikon raportin.
Sipas tij, disa zona të qyteteve të Durrësit dhe Vlorës duhen shmangur pasi paraqiten me një ndotje shumë të lartë.
Konkretisht Durrësi ka 7 zona me cilësi të lartë të pastërtisë dhe 9 të ndotura, kurse Vlorë 6 të pastra dhe 4 të ndotura.
Plazhet që rekomandohen për cilësinë e pastërtisë janë Velipoja Dhërmiu, Himara dhe Saranda.
Studimi i ministrisë së Mjedisit është i bazuar në matjet e përsëritura në të gjithë plazhet detare.
Këto të dhëna i referohen kryesisht përmbajtjes së kolonive të baktereve me origjinë nga shkarkimet në ujërat detare dhe lumenjve.
Një nga problemet që vazhdon të mos gjeje zgjidhje dhe që është dhe faktori kryesorë që ndikon në ndotjen e plazheve është mungesa e kanalizimeve dhe derdhja e ujërave të zeza në det.

Article Logic
Execution time: 0.00164794921875