INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e re e Arsimit fut në “sitë” 8 pikat e studentëve! Këtë pikë nuk e realizon dot as Gjermania, jo vetëm ne

Ministrja e re e Arsimit fut në “sitë” 8 pikat e studentëve! Këtë pikë nuk e realizon dot as Gjermania, jo vetëm ne

Publikuar më: 20:53 23-01-2019

Ministri i ri i Arsimit, Besa Shahini, ka thënë se një nga kërkesat e studentëve, ajo e rritjes në 5% të buxhetit për arsimin e lartë është e parealizueshme në këtë fazë sepse duhet të krijohet një plan buxhetor afatgjatë.

E ftuar në emisionin 'Mbrëmje Ide' nga Mirela Milori, Shahini ka thënë se këtë rritje nuk e ka asnjë vend në rajon, madje dhe vende si Gjermania, Danimarka dhe Kanadaja janë afër 5%, pra nuk e kanë arritur pavarësisht se atje qytetarët taksohen për 40% të punës.

“5% rritje është një kapërcim i madh dhe nuk e ka rritur asnjë vend në rajon. Eshtë thjesht e pamundur që të arrihet një rritje e tillë e buxhetit për arsimin sepse nuk është vetëm për arsimin e lartë.

Asnjë vend në rajon nuk e realizon në afat të shkurtër. Ajo që mund të bëjmë është të krijojmë një plan afatgjatë 10-vjeçar që të çojë në një rritje serioze dhe të mjaftueshme për arsimin e lartë.

Për një periudhë të caktuar kohore do kemi një rritje të GDP për arsimin, por të themi 5% është e parealizueshme për gjithë rajonin. 5% për arsimin nuk mund të bëhet në këtë fazë.

Vendet si Gjermania, Danimarka, Kanadaja që kanë një investim afër 5% të GDP-së në arsim, mënyra si taksojnë qytetarët është ndryshe nga se taksohet në Shqipëri. Atje taksohet rreth 40 % e punës së tyre, këtu taksohet 5 % e punës”, tha ministrja e Arsimit Besa Shahini.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037