INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të tjera me COVID-19, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të tjera me COVID-19, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Publikuar më: 13:38 12-03-2020

Ministria e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se numri total i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 23.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë, 3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë.

Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera në total që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Në Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

"Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. Dy rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi", tha Rakacolli.

Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896