INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj mjekut në Lezhë: Dënim maksimal agresorëve

Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën ndaj mjekut në Lezhë: Dënim maksimal agresorëve

Publikuar më: 14:46 07-03-2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë aktin barbar të dhunës ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Z.D, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë.

Kjo nuk është hera e parë që bluzat e bardha përballen me veprimeve të tilla të patolerueshme dhe të dënueshme.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale, paralelisht me vendosjen e një regjimi të ri në spitale, për disiplinimin e vizitave të familjarëve dhe riorganizimin e sigurisë në spitale.

Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore.

Kujdesi shëndetësor që duam duhet të ketë në themel frymën e besimit, ofrimin e kujdesit të pakushtëzuar, pavarësisht statusit social të atij që ka nevojë, por njëherësh, edhe respektin ndaj figurës së mjekut dhe infermierit. Ne do të punojmë fort, por na duhet ndihma e gjithsecilit prej jush, për t’a rikthyer këtë raport, të thyer keqazi ndër vite.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834