INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministria e Shëndetësisë lë 100 ditë afat[VIDEO]

Publikuar më: 15:20 19-09-2017

Spitalet e vendi shpesh herë na janë dukur dhe si qëndra tregëtare, ka lokale dhe dyqane apo dhe tregëtarë ambulantë. Po pas 3 muaj situata mund të jetë më ndryshe. 

100 ditë afat për lirimin e hapsirave të zëna nga gjithë tregëtarët nëpër spitalet dhe qëndrat shëndetësore në vend. Ky është urdhëri i parë i Ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë Rama 2. Ministrja Oligerta Manastirliu njoftoi se modeli i QSUT duhet të ndiqet nga të gjitha spitalet në vend.
“Do nisim aksion në mbarë Shqipërinë me IKMT jo më pushtim i spitaleve,” tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi gjithashtu se që puna të shkojë mirë dhe në spitalet e rretheve punësimi i drejtuesve të tyre do të bëhet me konkurs. Drejtuesit pritet të vendosen brenda 35 ditëve

Article Logic
Execution time: 0.002249002456665