INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministritë “Multimiliardiere”. Ja cilët ministra do të kenë në “duar” superbuxhetet e qeverisë “Rama 2” [VIDEO]

Publikuar më: 17:49 29-08-2017

Qeveria e re mori vendimin për shkrirjen e disa ministrive, por gjithashtu mundësoi që dy apo më shumë institucione të tilla të bashkohen në një duke bërë që ministrat përkatës të kenë në duart e tyre miliarda lekë më shumë sesa ishte parashikuar. I tillë është rasti i ministrit Arben Ahmetaj i cili do të jetë në krye të Ministrisë së Financave e cila tashmë është bashkuar me atë të Ekonomisë ndërkohë që edhe sektori i punës që ishte nën varësi të një tjetër ministrie do të menaxhohet nga Ahmetaj. Kështu në dorë të , Ahmetaj do jenë 7,7 miliard lekë të parashikuara për Financat plus një pjesë e buxhetit prej 1,8 miliard lekë i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, për drejtimin e Ekonomisë. Kësaj shifre do ti shtohet dhe një pjesë e fondit prej rreth 146 miliard lekëve të ardhura të Ministrisë e Mirëqenies, Sociale dhe Rinisë, buxheti i së cilës për vitin 2017 është parashikuar 76.1 miliard lekë. Së bashku me shpenzimet që financohen nga të ardhurat kontributive, buxheti i Ministrisë së Mirëqenies, Sociale & Rinisë arrin në vlerën 146.3 miliard lekë. Por kjo Ministri po shkrihet ndërsa sektorët e saj po i bashkëngjiten ministrive të tjera siç është edhe sektori i punës që tashmë është nën varësi të Ministrisë së Financave. Një pjesë nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies do ti kalojë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku do të përfshihet edhe sektori i Rinisë. Kështu ministria Lindita Nikolla do të menaxhojë një buxhet më të madh se ai i përcaktuar për institucionin që drejtonte më parë ku shpenzimet e parashikuara kapnin shifrën e 34.7 miliard lekëve. Edhe ministria Olgerta Manastirliu do të ketë në duar 33.5 mld lekë të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë duke shtuar këtu edhe shumën që do të menaxhoj për Kujdesin Social i cili i bashkëngjitet kësaj ministrie. Bëhet fjalë për shumën e 21.4 miliard lekëve të parashikuara për këtë sektor nga fondi i 146 mld lekëve, të Ministrisë së Mirëqenies të cilat do të ndahen mes tre ministrive. Edhe ministri Damian Gjinkuri duket se do të jetë jo pak i favorizuar ndërsa do ti duhet të bashkojë dhe menaxhojë buxhetin e Ministrisë së Energjitikës, në vlerën e 3.3 miliard lekëve por edhe atë të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës ku shpenzimet totale të planifikuara janë rreth 31.28 mld lekë . Ministri Gjiknuri do të menaxhoj një fond rreth 10 herë më të lartë sesa ai që kishte ministria e cila u drejtua më herët nga ai. Edhe ministri Blendi Klosi i Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Mjedisit, dy institucioneve të bashkuara në një do ti duhet të menaxhoj buxhetin e 3.4 miliard lekëve të parashikuara për Mjedisin dhe një pjesë prej (1.8) miliard lekëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Turizmit. Por kjo shifër është disa herë më e ulët sesa ajo që menaxhonte Blendi Klosi kur ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ministrat
Lindita Nikolla- Ministrisa e Arsimit dhe Sportit, 34,7 mld lekë plus buxheti i sektorit të Rinisë nga buxheti prej 146 mld lekë
Ogerta Manastirliu –Ministria e Shëndetësisë buxheti për vitin 2017-33.5 mld lekë+një pjesë nga 146 mld lekë të buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies për menaxhimin e Kujdesit Social
Arben Ahmetaj- Ministria e Financave 7,7 miliard lekë+një pjesë prej (1.8) milard lekëve të Ministrisë së Ekonomisë dhe një pjesë nga buxheti 146 mld lekëve, për menaxhimin e sektorit të punës
Damian Gjiknuri- Buxheti i Ministrisë së Energjisë, në vlerën e 3.3 miliard lekëve plus atë të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës 31.28 mld lekë
Blendi Klosi- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, do të menaxhoj 3.4 mld lekë të parashikuara për Mjedisin dhe një pjesë të buxhetit prej 1,8 miliard lekëve nga Ministra e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332