INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja Besa Shahini e pranon se mësuesit janë të paaftë, prezanton masa të reja! Po kush e ka fajin?

Ministrja Besa Shahini e pranon se mësuesit janë të paaftë, prezanton masa të reja! Po kush e ka fajin?

Publikuar më: 10:03 18-07-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e thirrur në kuvend në interpelancë në lidhje me notën mesatare kandidatëve për mësues e pranoi se arsimtarët janë të një niveli të dobët.
Ajo tha se për të ndryshuar situata do të rrisin sërish pragun e notës mesatare për pranimet në universitete. Po në fakt edhe pse ministrja fajëson qeverinë mësuesit vetëm këta të fundit s’kanë faj, pasi nuk vendosin ata nivelin e notës për të hyrë në degët e arsimit. Ndërsa akuzoi dhe qeverinë Berisha, por harroi se kanë kaluar 6 vite që atëherë dhe situata mund të ishte përmirësuar më parë.
“Cilësia e mësuesve është thembra e Akilit. Një pjesë e mësuesve, këtë e ka thënë edhe Lindita Nikolla nuk janë në nivelin e duhur. Në kohën kur ishte PD në pushtet punësoi mësues partiakë dhe hapi universitete kioskë. PD shkatërroi figurën e mësuesit në kohën e saj. Problemi i mësuesve në sistem është se nuk kanë mundësi të dalin nga sistemi. Kjo është gjë e mirë që e kanë kërkuar edhe sindikatat, se nuk mund të dalësh lehtë nga sistemi duhet të bësh një shkelje të madhe', tha Shahini.
Ajo sqaroi se këtë vit është rritur nota mesatare nga 6 në 6.5.
"Kush hyn i dobët në universitet del i dobët. Ne rritëm notën mesatre për të rritur cilësinë e arsimit. Kemi rritur pak notën mesatare nga 6 në 6.5 për në universitet. Vitin e ardhshëm nota mesatare do të rritet nga 7.5 në 8", përfundoi Shahin.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443