INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm, myslimanët të mos punojnë këtë muaj

Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm, myslimanët të mos punojnë këtë muaj

Publikuar më: 15:22 21-05-2018
"Dua tu bëj thirrje myslimanëve që të largohen nga puna gjatë muajit të Ramazanit për të shmangur pasojat negative për pjesën tjetër të shoqërisë daneze. Pyes veten nëse një urdhër fetar që urdhëron respektimin e një shtylle 1400 vjeçare të Islamit është në përputhje me shoqërinë dhe tregun e punës që kemi në Danimarkë në vitin 2018’’
 
Kështu ka pohuar ministrja daneze Stojberg, e cila është e njohur për pikëpamjet e saj të fuqishme anti-imigracionit. Ajo i ka bërë thirrrje myslymanëve që të largohen nga puna gjatë periudhës së agjërimit të Ramazanit, duke thënë se kjo praktike fetare është e rrezikshme për të gjithë.
 
Komentet e Ministres së Imigracionin dhe Integrimin, Inger Stojberg vijnë pas fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, një nga festat më të rwndwsishme të Islamit ku myslimanët në të gjithë botën agjërojnë nga agimi deri në mbrëmje.
Stojberg tha se kishte frikë se agjërimi mund të ndikonte në sigurinë dhe produktivitetin e tyre, duke dhënë shembullin e shoferëve të autobusëve, të cilët nuk pijnë as asnjë nuk hanë asgjë për më shumë se 10 orë.
" Kjo mund të jetë e rrezikshme për të gjithë ne"-shtoi ajo.
Article Logic
Execution time: 0.0037012100219727