INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Arsimit ftesë të hapur për të diskutuar me studentë e pedagogë ku ‘’çalon’’ ligji i arsimit të lartë

Ministrja e Arsimit ftesë të hapur për të diskutuar me studentë e pedagogë ku ‘’çalon’’ ligji i arsimit të lartë

Publikuar më: 21:26 30-01-2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thënë se pret të gjithë studentët dhe pedagogët që të ulen dhe të diskutojnë së bashku në mënyrë që të gjejnë ku çalon ligji i ri i Arsimit.

"Janë një pjesë e studentëve që nuk janë kthyer në mësim. Por unë i pres gjithë studentët dhe pedagogët që të ulemi dhe të gjejmë ku çalon ligji. Kam biseduar me studentë dhe pedagogë, dhe nga ata më kritikët dhe problemet nuk i ka ligji, por janë probleme gati 30 vjeçare. Jam gati të ulemi por kjo nuk bëhet me ngujime, ultimatume apo bojkote", u shpreh ministrja, e ftuar në Ora News. 

Sakaq, Shahini teksa u pyet për mbledhjen e Asamblesë së Pedagogëve të cilët i lanë dhe një ultimatum Qeverisë, shtoi se ajo nuk mund të mblidhet pa firmën e Dekanit, ndërsa çdo vendim i saji nuk detyron Qeverinë, por ka fuqi vetëm brenda Fakulteteve.

"Që të mblidhet Asambleja duhet të thirret nga Dekani dhe më pas të marrin pjesë mbi 50% e pedagogëve dhe kërkesat e tyre nuk prekin qeverinë por janë për vendimet e brenndshme të Fakulteteve. U ofroj të gjithëve të diskutojmë", shtoi Besa Shahini.

Article Logic
Execution time: 0.003352165222168