INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Arsimit tregon pse dolën studentët në protestë, ka dhe dy fjalë për pedagogët që ''kërcënuan'' me grevë!

Ministrja e Arsimit tregon pse dolën studentët në protestë, ka dhe dy fjalë për pedagogët që ''kërcënuan'' me grevë!

Publikuar më: 22:38 25-01-2019

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot mbi protestën e studentëve, ku ka kundërshtuar Arian Çanin se studentët kërkonin vetëm përgjysmimin e tarifave.

Shahini: “Është një moment super i mirë që t’i çojmë idetë më të mira tek ligji i Arsimit të Lartë dhe të bëjmë ndryshimet që duhen nëpër konvikte”.

Çani: “Të gjithë e kuptuam se sa doli Rama dhe tha se tarifat u përgjysmuan, të gjithë ikën në shtëpi”.

Shahini: “Unë besoj se përpos lekëve, ka qenë edhe problemi i cilësisë së arsimit. Kam bërë shumë debate me studentët sa për ta kuptuar këtë gjë”. Çani: “Pse nuk vazhdoi protesta atëherë nëse do kishin këto probleme që thua ti?”.

Shahini: “Sepse tani ata do fillojnë dialogun për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Kemi hapur edhe punë në administratë për studentët ekselentë. Në momentin që ulemi dhe gjejmë zgjidhje konkrete për këto gjëra që na shqetësojnë, është shumë mirë. Ne krijojmë mundësinë që për 1 vit pune ata ta krijojnë eksperiencën në administratë”. 

Po ashtu, ministrja e Arsimit ka folur edhe mbi punët në administratë që janë hapur për studentët ekselentë, ku u shpreh se është një eksperiencë shumë e mirë për ta." 


Besa Shahini, ka folur gjithashtu mbi takimin që pedagogë dhe studentë kanë organizuar sot, ku morën vendimin se nëse brenda 1 jave nuk do të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë, ata do të përshkallëzojnë në grevë. Shahini ka thënë se është e pamundur që ligji të anullohet brenda një jave, sepse duhen minimalisht dy ose tre vite për hartimin e një ligji të ri.

“Pedagogët besoj se janë aq të ditur sa ta kuptojnë që ligji nuk mund të rrëzohet për një javë, por duhet minimalisht dy vjet. Ndërkohë për Ligjin për Arsimin e Lartë, duke qenë se është një fushë komplekse nevojiten të paktën tre vjet”, ka thënë në emision ministrja Shahini.

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713