INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Drejtësisë: Rezultatet e para të Vettingut dalin në muajin shkurt

Ministrja e Drejtësisë: Rezultatet e para të Vettingut dalin në muajin shkurt

Publikuar më: 11:05 28-01-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj flet për Reformën në Drejtësi ndërsa paralajmëron se rezultatet e para do dalin në shkurti. Gjonaj e ka bërë këtë deklaratë nga qyteti i Fireit ku po kryen një vizitë në institicionet e varësisë. Nga ky qytet Gjonaj prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi.

Etilda Gjonaj
Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandidatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetët e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj transparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë.
Ministrja Gjonaj deklaroi gjithashtu se nuk do të lejohen shkelje në zyrat e ZRRP dhe ALUIZM-it. Ajo premtoi se do të merren masa që të ngihen sa më shpejt institucionet e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0031659603118896