INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Financave: Ja kur parashikohet të hapen të gjitha bizneset në vendin tonë

Ministrja e Financave: Ja kur parashikohet të hapen të gjitha bizneset në vendin tonë

Publikuar më: 17:31 08-04-2020


Ministrja e Financave, Anila Denaj, tregoi në një lidhje live me emisionin “Ilva Now” se kur parashikohet që të hapen të gjitha bizneset në vendin tonë.

Sipas saj, nëse përhapja e virusit do të mbahet nën kontroll, parashikohet që deri në fund të muajit maj të mund të hapen të gjitha bizneset.


Fillimisht do të vendoset për një hapje të pjesshme të disa kategorive.


Gjithashtu, ministrja shton se po diskutohet që në paketën e dytë financiare për bizneset, të përfshihen edhe bizneset e mëdha dhe të mesme që ishin përjashtuar në paketën e parë.

“Hapja e bizneseve është një diskutim konkret. Unë besoj se brenda muajit prill do të ketë biznese të hapura. E rëndësishme është të shohim si ecën dhe këtë javë situata me pjesën e infeksioneve në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Hapja do të fillojë në mënyrë të përshkallëzuar. Ne besojmë se nëse situata e përhapjes së virusit do të jetë e kufizuar si është në rastin konkret, do të ketë shumë më tepër probabilitet që hap pas hapi, deri në fund të majit të kemi një shtrirje për të gjitha bizneset për të funksionuar,”- u shpreh Denaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873