INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Mbrojtjes bën urimin special për festat e Fundvitit...[VIDEO]

Ministrja e Mbrojtjes bën urimin special për festat e Fundvitit...[VIDEO]

Publikuar më: 18:04 30-12-2017

Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes ka bërë një urim special për festën e Vitit të Ri. Me anë të një postimi në profilin e saj në facebook, ministrja ka falenderuar në emër të qeverisë dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mesazh falenderimi Xhaçka shpreh mes të tjerash vlerësimin për sakrificat që kanë bërë punonjësit e Forcave të Armatosura. “Keni fikur zjarre, keni përballuar përmbytje, keni ngritur ura e keni shpëtuar fëmijë. Keni projektuar siguri përtej kufijve të vendit tonë. Keni punuar në heshtje për një vit të tërë, me vetëmohimin e ushtarakut dhe sakrificën e shqiptarit”, shkruan Xhaçka mes të tjerash.

"Është nder dhe privilegj i madh të punoj me ju, njerëz të jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. E meqënëse jemi në këtë atmosferë festash të fundvitit, dua t’ju dërgoj këtë mesazh personal, për t’ju falenderuar në emër të qeverisë, për gjithçka keni bërë, si dhe t’ju them se, sa shumë i vlerësojmë gjithë sakrificat që ju dhe familjet tuaja bëni. Keni fikur zjarre, keni përballuar përmbytje, keni ngritur ura e keni shpëtuar fëmijë. Keni projektuar siguri përtej kufijve të vendit tonë. Keni punuar në heshtje për një vit të tërë, me vetëmohimin e ushtarakut dhe sakrificën e shqiptarit. Kudo ku jeni, në sherbim të Atdheut, na frymëzoni të gjithëve me përkushtimin dhe atdhedashurinë. Ndaj, nga zemra, ju uroj një vit të paqtë, të mbarë dhe të begatë!", shkruan Xhaçka.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165