INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Qeverisë e veshur sportive në kampionatit e Tiranës...[FOTO]

Ministrja e Qeverisë e veshur sportive në kampionatit e Tiranës...[FOTO]

Publikuar më: 08:31 13-02-2018

Ditën e djeshme u zhvillua në Tiranë kampionati Kombëtar i Krosit, organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës.

Në ditën e vrapimit të Këshillit Ndërkombëtar Ushtarak të Sporteve, Forcat e Armatosura të Shqipërisë iu bashkuan ushtrive të 135 vendeve të tjera në mbarë botën.

E pranishme në këtë garë ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ndoqi me vëmendje të gjithë garën, ndërsa në fund të ceremonisë nderoi me çmime dhe çertifikata fituesit.

Ajo që ra në sy ishte veshja e ministres, e cila u shfaq shumë sportive, si për t’iu përshtatur aktivitetit ku merrte pjesë si spektatore.

Xhaçka u shfaq e veshur me një bluzë të kuqe, tuta blu të errët, një palë atlete dhe një xhup të zi, pasi dhe temperaturat ditët e fundit janë ulur ndjeshëm.

“Deri dje në fushën e betejës, sot në atë sportit, të angazhuar që ashtu si kjo garë, e pastër dhe e ndershme, te jetë edhe karriera e djemve dhe vajzave tona në uniformë, e bazuar tërësisht në meritokraci”, shkruan ministrja Xhaçka në postimin e saj në facebook.

sert_34.jpg

xsrthy_w45.jpg

srg_hw45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0065140724182129