INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja Gjonaj thirrje opozitës: Me ose pa ju ligji Magjistraturës do të miratohet!

Ministrja Gjonaj thirrje opozitës: Me ose pa ju ligji Magjistraturës do të miratohet!

Publikuar më: 12:40 25-07-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur ditën e sotme për vettingun dhe ligjin e Magjistraturës.

Në konferencën për mediat, Gjonaj deklaroi se opozita është e mirëpritur të bashkëpunojnë por dhe nëse nuk paraqitet ligji do të miratohet.

“Opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë por kurrsesi për asnjë rikthim mbrapa dhe kurrsesi për të ç’bërë atë që u miratua fiks para dy vjetësh. Jemi te vendosur që ta çojmë deri në fund atë nismë për të ardhmen e vendit tonë”,u shpreh ministrja.

Ndër të tjera ministrja u ndal dhe tek reforma në drejtësi duke akuzuar opozitën që po mundohet ta pengojë.

“Që opozita nuk e dinte vettingun kjo dihej botërisht. Që opozita e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s’mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskredituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vettingu s’kapet dot nga askush, s’ndalet dot. Vettingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët, nuk çojnë askund.”,  tha Gjonaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879