Kontingjenti i 3-të i Forcave të Armatosura është nisur drejt Afganistani, ndërsa në Atdhe ka mbërritur kontingjenti nga Kabuli.
Në një ceremoni të orhanizuar nga FA ka qenë e pranishme dhe ministrja e mbrojtijes Olta Xhaçka e cila gjatë fjales së saj theksoi se Forcat e Armatosura janë përkrah aleatëve për vendosjen e paqes.
“Ky ësht moment që na bën të ndihemi krenar për arritjet tona. FA përkrah aleatëve për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan”, tha Xhaçka
Por kjo ceremoni nuk është mbyllur me kaq, Minstrja ka suprizuar njërin prej ushtarëve me një tortë ditëlindje .
Eligerti festonte 24 vjetorin dhe pak para nisjes pati mundësin ti frynte qirinjtë .
"Eligerti, djali ynë i Forcës Tokësore, i fryu 24 qirinjtë e tortës së tij, në pistën e aeroportit, pak minuta përpara se të fluturonte me mision drejt Afganistanit, bashkë me shokët e tij. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Gerti! Krenari për ty e të gjithë efektivët shqiptarë që po kontribuojnë për paqen në disa vende të botës!”- shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.