INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTE/ Fundi i marshimit, protestuesit tek selia e PD: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, Rama ik!

MINUTË PAS MINUTE/ Fundi i marshimit, protestuesit tek selia e PD: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, Rama ik!

Publikuar më: 17:06 13-05-2019

Opozita nisi në orën 18:30 protestën e 5 kombëtare. Me autobusë dhe makina private protestuesit u nisën drejt Tiranës për t'iu bashkuar opozitës.

Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

Itinerari i marshimit të protestës së sotme të thirrur nga opozita është: Sheshi Skënderbej, Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Sipas opozitës, simbolika e këtij marshimi-protestë janë institucionet e kapura nga krimi (Parlamenti dhe Qeveria), si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

Një numër i madh forcash policie janë angazhuar për protestën. Përreth godinës së kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalike.

21:21- Mbyllet protesta e opozitës. Këndohet himni kombëtar!

21:14- Protestuesit mblidhen tek selia e PD, fjalën e merr Basha

21:00- Protestuesit largohen nga Drejtoria e Policisë, shkojnë drejt selisë së PD

20:40- Situatë e tensionuar, protestuesit hedhin molotov e gurë drejt Policisë së Tiranës. Thyen xhamat, plagoset një polic

xhamat.jpg

20:30- Protestuesit mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë 

20:20- Policia thirrje protestuesve: Ndalni goditjet, plagoset 1 efektiv, dërgohet në spital

policicia.jpg

20:06- Opozita në marshim, në muret e Kryeministrisë jepen mesazhe: Kundër qeverisë së luksit për vete dhe mjerimit për njerëzit

kunder_qeverise_se_luksit.jpeg

20:03- Protestuesit mbërrijnë tek Parlamenti

protestuteparlamenti.PNG

19:44- Protestat e opozitës/ Reagon OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën

19:42- Protestuesit ecin drejt Parlamentit

19:38- Protestuesit hedhin kapsolla para Drejtorisë së  Policisë

drejtorias.jpg

19:17- Basha përfundon fjalimin, protestuesit nisin marshimin drejt Drejtorisë së Policisë: Frika po vdes! Shikoni njëri-tjetrin në sy dhe jepini besën se do e bëjmë Shqipërinë si Evropa. Më ndiqni...

marshimmi.jpg

19:05- Protestuesit hedhin kapsolla përpara Kryeministrisë

19:01- Basha merr fjalën: Parlamenti, qeveria, kryeministri janë ilegjitim

19:00- ''Zëri i Amerikës'' transmeton live protestën e Opozitës: Mijëra qytetarë sfidojnë motin

18:55- Lulëzim Basha ju bashkohet protestuesve në Sheshin Skënderbej

18:48: Kryemadhi nuk do të jetë sot në protestën e thirrur nga opozita.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Kryemadhi ndodhet në një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:43- Vasili: Të gjithë janë në shesh “Rama ik”

18:40- Klevis Balliun nuk e ndal as shiu, udhëheq banorët e Astirit drejt protestës

18:39- Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita: 
    -Sheshi Skënderbej 
    -Kryeministri 
    -Drejtoria e Përgjithshme e Policisë 
    -Parlament 
    -Ministria e Brendshme 
    -Drejtoria e Policisë Tiranë 

Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.

18:35- Nis protesta e 5 kombëtare e opozitës së bashkuar

18:30- Protestuesit nisin të mblidhen tek Kryeministria

18:05- Gazmend Bardhi i përgjigjet Ministrisë së Brendshme. Bardhi shprehet se PD ka qenë dhe do të mbetet parti e paqes dhe që do integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa ftoi qytetarët që të dalin sot të protestojnë në mënyrë paqësore.

bardhi.jpg

17:40Katër ambasadat kryesore në vend, ajo e SHBA, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë bëjnë thirrje për tubim paqësor

17:25- Policia merr në mbrojtje KQZ

17:00- Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat tha se protestuesit prapë po përgatiten për akte dhune, si më datë 11 maj. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg dhunës

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438