INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA MINUTË PAS MINUTE/ Presidenti Meta shtyn datën e zgjedhjeve. Basha mazhorancës: Dialog pa Ramën  [VIDEO]

PROTESTA MINUTË PAS MINUTE/ Presidenti Meta shtyn datën e zgjedhjeve. Basha mazhorancës: Dialog pa Ramën [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 08-06-2019

Sonte në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare përpara Kryeministrisë duke kërkuar sërish largimin e Edi Ramës nga pushteti. Protesta e sotme vjen pas daljes së përgjimeve të reja nga gazeta gjermane 'Bild'. Ashtu siç edhe ishte parashikuar, protestës së sotme të opozitës në Tiranë, do t’i bashkohen si në çdo protestë tjetër edhe demokratë nga rrethet. Pak para nisjes së protestës, burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbërritur ose janë rrugës për në Tiranë rreth 70 mijë qytetarë në total.

Ndërkohë policia ka hartuar planin e masave për të shmangur incidentet dhe për të garantuar sigurinë, pasi në protestat e fundit të opozitës janë shënuar akte dhune ndaj efektivëve dhe institucioneve. Në gatishmëri do të jenë 1700 forca policie. Përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit janë vendosur gardhe metalike, por edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar ata që kryejnë akte dhune. Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 19:00 deri në mesnatë, por policia ka dhënë leje vetëm për dy orë, pra deri në 21:00.

Një nga simbolikat e protestës së sotme është burgu. Të rinjtë e FRPD janë mbledhur para Kryeministrisë me një simbol të qelisë së burgut.

21:32- Një grup protestuesish vazhdojnë të qëndrojnë tek parlamenti, ata shprehen se nuk ishin dakord që të shkonin tek selia e PD

21:30- Basha thirrje mazhorancës: Uluni në dialog për zgjidhje politike pa Ramën! 

21:15- Protestuesit mblidhen në selinë e Partisë Demokratike, Basha mban fjalën

21:05- Rama thërret për mbledhje urgjente në orën 21.30 me deputetët e PS

21:00- Protestuesit hedhin shashka dhe tymues, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës.

20:55- Ilir Meta i bën thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht

20:50- Protestuesit hedhin shashka, tymues dhe fishekzjarre te Parlamenti, Policia i paralajmëron me megafon

20:40- Me telefonë ndezur, protestuesit zhvendosen tek parlamenti

20:30-Basha-protestuesve: Asnjë veprim që dëmton, dhuna i duhet vetëm Ramës

20:10- Basha flet nga protesta pas anulimit të zgjedhjeve: Anulimi i 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë. Është vetëm një rezultat i popullit të bashkuar, i Shqipërisë si gjithë Europa. Reagimi i Bashës anulimin e zgjedhjeve.

20:00- Basha ju bashkohet protestuesve përballë Kryeministrisë

19:50- Protestuesit brohorasin njëzëri: Rama ik

19:45- Lulzim Basha del nga selia e PD-së për t'iu bashkuar protestuesve

19: 40- Çdekretimi i datës së zgjedhjeve, Kryemadhi: Asnjë ndikim te Meta, 2 javë pa e takuar

19:30- Presidenti Meta shtyn datën e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet nga Berati: Zgjedhjet do bëhen, janë të popullit

19:20- Presidenti Meta shtyn datën e zgjedhjeve

19:00- Nis protesta e 8 e opozitës

Ora 18:59- Të rinjtë e FRPD vendosin një kafaz hekuri përballë Kryeministrisë

kafazi.jpeg

pdddd.jpg

18:58- Hidhen shashka afër KQZ-së

18:30- Pemët para kryeministrisë freskohen me ujë që të mos digjen nga flakadanët

17:22- Nis grumbullimi i protestuesve në Elbasan

17:05- Basha: Protesta, e vetmja shpresë për një vend normal

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332