Ka nisur protesta e opozitës ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune. Qindra mijëra mbështetës të opozitës po mblidhen përpara kryeministrisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.
PD ka shpërndarë për protestuesit çadra ku shkruhet "Ik'. Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit me kamera sigurie, dronë, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit, autoblinda për monitoruar gjithçka dhe ndërhyrë në rast se do të ketë ekzaltim të situatës.
22:00- Mbyllet protesta e opozitës, Basha dhe protestuesit nisen drejt selisë së PD
21:45- Lleshaj reagon sërish: Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”
21:35- Merr flakë një automjet
21:25- Policia ultimatum protestuesve: Largohuni për 5 minuta!
21:10- Kryemadhi: Rama të shkojë në zgjedhje nëse mendon se ka shumicën
20:55- Sali Berisha: Rama edhe në vrimën e miut të futet, nuk shpëton dot më
20:45- Reagon Rama: Keqardhje nga goditjet qorre të dy partive të verbuara
20:30- Lleshaj: Plagosja e policëve shkelje e madhe e ligjit, autorët do të mbajnë përgjegjësi
20:20- Basha: Protesta do të vazhdojë siç ta vendosin qytetarët
20:15-Protestuesit kthehen sërish para Parlamentit!
20:00- Protestuesit hedhin kapsolla e tentojnë të çajnë kordonin, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
19:45- Edhe djali i Sokol Olldashit në protestën e opozitës
19:30- Protestuesit largohen nga kryeministria, marshojnë drejt parlamentit
19:20- Policia: Personat e maskuar të të zbulojnë fytyrën
19:15- Reagon Presidenti Meta: Jo konfrontime, protestë paqësore
19:10- Nis përplasja e protestuesve me policinë, çahet kordoni
18:55- Basha: Duam zgjedhje të lira e të ndershme, jo qeverisje me kriminelë
18:50- Mediat ndërkombëtare, VOA dhe EURONEWS transmetojnë LIVE protestën në Tiranë
18:45- Basha: Po bie muzgu i zi për bandat kriminale në pushtet
18:40- Monika Kryemadhi dhe simpatizantët e LSI-së i bashkohen protestës
18:35- Lulzim Basha niset drejt kryeministrisë
18:30- Aktori Neritan Liçaj: Jam në protestë për Teatrin
18:25- Protestuesit e opozitës hedhin domate dhe bojë në drejtim të godinës së Qeverisë.
18:30 Fermerët protestues derdhin qumësht para kryeministrisë.
18:15-Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese drejt kryeministrisë
18:10- Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
17:55- Hidhen shashka nga simpatizantët e mbledhur në selinë e PD
17-35- Fermerët me bidona me qumësht në protestën e opozitës