Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka nisur protestën para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pak para nisjes së protestës, polica ka vendosur nën kontroll godinën. Forca të shumta efektivësh, FNSH dhe Gardës janë pozicionuar rreth Parlamentit. Ndërkohë që protestuesit janë grumbulluar në sheshin përpara.
12:55- Lulzim Basha mbyll protestën duke kënduar Himnin e Flamurit dhe bën shqiponjën me duar
12:53- Basha paralajmëron protesta në të gjithë qytetet
12:50- Basha para selisë sëPD: Askush jashtë përveç kriminelëve dhe oligarkëve. Hajdeni të gjithë brenda, hapeni dereën, ka vend për të gjithë.
12:45- Basha, Kryemadhi dhe protestuesit largohen për në selinë e Partisë Demokratike
12:30- Basha del nga Kryesia, dorëzon mandatin e deputetit
12:10- Lulzim Basha hyn në Kryesinë e Kuvendit për të dorëzuar zyrtarisht mandatet e deputetëve
12:05-Rama largohet nga godina, protestuesit mblidhen tek Kryesia e Kuvendit
12:00-Përfundon protesta para Parlamentit, protestuesit zhvendosen te Kryesia e Kuvendit
11:55- PROTESTA E PD/ AKEP mbyll sinjalin e telefonisë celulare: Vendim i marrë me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
11:45- Basha protestueve: Ejani pas meje, të dorëzojmë një herë e mirë mandatet
11:40- Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni, atë që nuk do e pranonit për popullin tuaj
11:25-Protestuesit hedhin shashka drejt parlamentit
11:10- Kryemadhi nga protesta: Shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt BE
11:00-Protesta e opozitës, Rama takon Ruçin në Kryesinë e Kuvendit
10:45- Mesazhet e deputetëve në protestë
Silva Caka: Mandate im sot shkon për fëmijët e Skraparit që nuk kanë bukë sot.
Grida Duma: Ju jeni sot në misionin më të madh që kanë shqiptarët sot, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka ikur ne do të qëndrojmë deri në fund.
Ervin Salianji: Mandati im është i juaji.
Gent Strazimiri: Sot Gramoz Ruçi, kryetar i parlamentit rrethon me tela ma gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Kejdi Mehmetaj: Shqipëria është e jona.
Shpëtim Idrizi: Ai parlament është mbyllur sot nga ju. Sot jemi ngritur për të rrëzuar diktaturën mavi.
10:40-Deklarata e përbashkët e Federica Mogherinit dhe komisionerit Hahn: Pro protestave, kundër dhunës. Duhet dialog
10:35- Lulzim Basha del nga selia e Partisë Demokratikë për t’iu bashkuar protestuesve!
10:33-Denoncimi i Klevis Balliut: Nëpër rrethe po arrestohen simpatizantë!
10:30- Mediat ndërkombëtare: Të shmanget dhuna!
10:15- Protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar para policisë për të mos lejuar përplasjen mes protestuesve dhe policëve, ndërkohë që mbajnë një shirit të bardhë në krah.
10:05- Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike kanë vendosur lule dhe qirinj para Kuvendit: Funerali qeverisë
09:55- Banorët e “Astirit” i bashkohen protestës, marshojnë drejt Parlamentit
09:45- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD ku e kanë pritur qindra mbështetës teksa ka folur shkurtimisht për mediat. Basha tha se ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë kryeministri Edi Rama. Basha tha se sot është një ditë historike pasi mandatet më të pastra i kthehen popullit. Ndërsa shtoi se efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Ramës.
09:30 Forcat policore “blindojnë” Kuvendin