INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTE/ Përfundon mbledhja e PD, VENDIMI: Protesta e radhës të hënën në orën 18:30 [FOTO]

MINUTË PAS MINUTE/ Përfundon mbledhja e PD, VENDIMI: Protesta e radhës të hënën në orën 18:30 [FOTO]

Publikuar më: 17:21 11-05-2019

Opozita do të mbajë në orën 18:30 protestën e 4-të kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit". Me autobusë dhe makina private protestuesit janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar opozitës, mirëpo forca të shumta policie dhe automjete të blinduara janë vendosur pranë godinës së kryeministrisë.

Në këtë protestë nuk mund të mungonin dhe banorët e Unazës së Re të cilët janë nisur drejt protestës, ndërkohë që me ta është edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

01:23- Përfundon mbledhja e PD, VENDIMI: Protesta e radhës të hënën në orën 18:30

00:45- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca shkon tek Trauma për të parë Sait Dollapin

00:30-Basha: Rama i shpalli luftë popullit

00:20- Sait Dollapi shoqërohet për në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve pas kërkesës së tij

23:55- Shpërndahen protestuesit, Basha mbledhje urgjente me kryesinë e PD

23:45- Protesta e opozitës, policia shoqëron mbi 50 persona 

23:35- Sait Dollapi dhe Albana Vokshi përplasen me policinë, flet Kryemadhi: Rama do mbajë përgjegjësi, s'ka hap pas

23:25- OSBE: Dhuna, rrugë e shkurtër politike, kush e përdor dështon

23:10- Presidenti Meta: Sait Dollapi duhet të dërgohet në spital të marrë ndihmë jo të mbahet në polici

22:45- Rama: Respekt për Policinë, ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e udhëhequr nga politika qorre

22:35- Ministri Lleshaj reagon sërish në Twitter: ‘13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet’

lleshiit.png

 

22:20- Protestuesit drejt policisë së Tiranës, kërkojnë lirimin e Sait Dollapit

22:10- Tentoi të largohej, ndalohet dhe dhunohet me shkop gome nga forcat special, ish-kreu i CEZ, Sait Dollapi 

21:50 Bomba molotov e gaz lotsjellës, reagon ambasada e SHBA-ve: Dënojmë dhunën e pranishme në protestë 

21:24- Tensione mes policisë dhe protestuesve, 11 efektivë të lënduar

21:30Protestuesit hedhin molotov ndaj Parlamentit, Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

21:25- Monika Kryemadhi: Rama të përdorë gaz sa të dojë, qytetarët s’i ndalon dot tw dalin nw bulevard

21:20- Molotov, fishekzjarrë e gaz lotsjellës

parkt.png

 

21:15- Zhvendosja e protestës/ Pas Kryeministrisë, i vihet “flaka” edhe Parlamentit

flakaaaate_parlam.png

21:00- Flamur Noka zhvendos protestën: Të gjithë bashkë drejt parlamentit

20:50-Rama: Zjarri s’ka ç’i bën qeverisë, Shqipërisë i bën veç dëm

rammaaa.png

 

20:35- Policia: 'Largoni dhunuesit. të meret nën kontroll protesta dhe të mos hidhen mjete që dëmtojnë jetën e efektivëve', iu drejtua Policia Bashës, ndërsa më pas dhe Bardhit 'Të largohen personat e dhunshëm që po godasin policinë me bomba molotov dhe fishekzjarre.'

20:25-2 protestues dhe 1 polic te lënduar

20:15- Qytetarët ndriçojnë bulevardin me duart lart

dritat.jpeg

 

20:05- Policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit shpërndahen rreth e rrotull kryeministrisë

20:00- Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë vullnetin tonë

19:45- Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.

19:40- Basha merr sërish fjalën: Protesta s'do të ndalet, nuk jemi për betejë pushteti

19:35- Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

19:33- Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria.

sander.png

 

19:30- Basha: Jemi mbledhur për Shqipërinë si gjithë Evropa, e vetmja rrugë është të çlirojmë Shqipërinë nga kriminelët.

19:17- Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Kryeministrisë me bomba molotov

19:15- Ervin Salianji: Do jetë protestë ndryshe, por edhe për suprizat e qytetarëve nuk do të mungojnë.

19:10- Kryemadhi, mesazh Ramës: Nuk është akti final, akti final do jetë kur të ketë zgjedhje të lira e të ndershme

19:05- Basha dhe Kryemadhi nisen drejt protestës së opozitës së bashkuar

18:50- Protestuesit hedhin bojë dhe tymuese drejt Kryeministrisë

18:35- Nis marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej për te Kryeministria

18:30-Klevis Balliu me banorët e Unazës së Re mbërrijnë te selia e PD-së. 

18:20- Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë dhe selisë së PD-së

18:05- Banorët e Astirit nisën drejt protestës, shoqërohen nga Klevis Balliu

klevisi.jpg

 

18:00- 1500 forca policie në protestë, Garda e Republikës dhe forcat Shqiponja monitorojnë turmën nga tarraca

garda.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531