Mazhoranca do të mbledhë parlamentin ditën e sotme në seancë plenare dhe në të njejtën kohë opozita ka vendosur të protestojë, siç ka ndodhur gjithmonë kur ka patur Parlament. Mirëpo mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.
Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri. Protesta do të drejtohet nga Forumi Rinor i PD, por do t’i bashkohen edhe të rinjtë e LSI-së, të drejtuar nga Monika Kryemadhi.
Me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe. Policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme në këto momente, vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar.
Policia ka bllokuar udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ajo pikë është caktuar si vendgrumbullim për protestuesit, veçanërisht banorët e Unazës së Re.
13:09- Mbyllet protesta e 8 e opozitës përpara Kuvendit
12:48- Protestuesit zhvendosen drejt selisë së PD
12:31- Protesta nga parlamenti u zhvendos tek piramida
12:24- Protestuesit djegin “priamidën e krimit”
12:19- Protestuesit shkruajn sheshin me bojë të kuqe
12:04- Protestuesit shkojnë drejt kryeministrisë
11:30- Kryeministri Edi Rama komenton protestën që po ndodh tani para Kuvendit: Ata dolën jashtë vetë, tani shtyjnë policët që të futen brenda
11:20- Protestuesit përplasen sërish me policinë
11:12- Një studente plot guxim ka dalë sot në protestë. Ajo është prezantuar me emër dhe mbiemër dhe është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi kur protestoi me studentët në dhjetor shumë kërkesa që Ministria e Arsimit mori përsipër, që t’ja u zgjidhte nuk u realizuan
10:48- Rudina Hajdari mban fjalim në Parmalent. Deputetja duket se ka lënë pas krahëve çdo gjë që ka të bëjë me ish-kolegët e saj demokratë në Parlament. Ajo ka kërkuar që të bëhet e pamundura për të ecur përpara.
10:33- Protestuesit hedhin shashka drejt policisë
10:29- Mbërrin në protest Monika Kryemadhi
10:20- Grupi protestuesve i udhëhequr nga demokrati Klevis Balliu, përplasen me policinë përpara Ministrisë së Brendshme. Tentojnë të çajnë kordonin
10:04- Nis protesta, betohen deputetët e rinj
09:30- Tensione mes policisë dhe protestuesve
09:24- Mbërrijnë banorët e Astirit
09:15- Policia rrethon Kuvendin dhe Ministrinë e Brendshme
08:56- Bllokohet qarkullimi te Pedonalja për këmbësorët