INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTE / Protesta e opozitës për Republikën e Re

MINUTË PAS MINUTE / Protesta e opozitës për Republikën e Re

Publikuar më: 10:30 13-05-2017

Opozita ka thirrur sot në Tiranë, më 13 maj, ora 12:00, protestën e saj më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora 14:00

Mbyllet protesta e opozitës e cila nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në 14:00. Kanë folur vetëm 9 qytetarë dhe në fund, i vetmi nga PD, lideri i saj Lulzim Basha. 

“Republikë e re; Zgjedhje të lira”, është motoja e PD-së.

Protesta kaloi pa asnjë incident dhe vetë Basha e theksoi se forca jonë është tek bashkimi jo tek dhuna.

Pas protestës, forcat e Policisë Rrugore, të Rendit dhe ato ‘Shqiponja’, kanë nisur punën për lehtësimin e trafikut, duke orientuar drejtuesit e automjeteve.

Trafiku më i rënduar paraqitet te sheshi ‘Shqiponja’, ku për të menaxhuar situatën në terren ndodhet edhe Drejtori i Policisë Rrugore i Tiranës, Ervin Hasrama.

poooooooooo.jpg

Ora 13: 51

Pas përfundimit të protesës në bulevard, kreu i PD, iu drejtuar selisë ku mbajti edhe një fjalim përpara mbështetësve. Basha ia dedikoi meritën qyetarëve të cilët kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa tha se zgjedhje të lira do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Basha: Nga kjo e shtëpi e lirisë nisëm lëvizjen më të madhe popullore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila u shndërruar në bashkimin më të madhe qytetar për republikën e re. Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re e vetmja e vërtetë që nohim ligjërisht. Arritët ta mposhtnit frikën, t’i tregoni botës mbarë të vërtetat e tmershme të narkotrafikut të Edi Rramës. Tani, sot shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetmë me një qeveri teknike. Opozita e shpalli, e thirri, por ju e kthyet në një marsh qytetar, ju e fituat betejën e parë, e juaja është merita, e juaja ishte sakrifica, e juaja dhe jona do të jetë përgjegjësia për ti shkuar deri në fund.

Ora 13: 40

Pas fjalim kryetari i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga ish kryeministri Sali Berisha dhe protestues ndalojn dhe nderojnë bustin e "AZEM HAJDARIT" dhe më pas i drejtohen selisë së PD-sëBASHA DHE BERISHA NDEROJNË BUSTIN 'AZEM HAJDARI'

Ora 13: 20

Basha: Vendimi i madh, të gjithë në sheshe, asnjë tërheqje

Dhe unë jam gati ta mbaj premtimin tim para jush duke ju çuar në fitoren totale, deri sa shqiptarët të rizbulonin kreshnikun e kreshnikëve brenda vetes së tyre, qytetarinë evropiane dhe ja ku ka ardhur kjo ditë e bekuar: le ta shpallim sot së bashku republikën e re!

E sotmja ka hyrë në histori si dita e bashkimit më të madh deri sot. Historia e republikës së re është vulosur sot me praninë tuaj në këtë shesh. E vjetra

Nuk kërkoj asnjë sakrificë tjetër dhe ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me ete në fund të këtij referendumi popullor dhe ta shpallni lajmin e mirë në çdo fshat e në çdo qytet. Pyetja ime është kjo? A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar? Le të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhje të lira dhe të ndershme që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kuroj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do na bashkojë me fitore”, u shpreh Basha.

Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për republikën ere, kështu sic u mblodhëm sot, të mblidhemi për të tretën të vërtetën marshimin tonë final. Ti lutemi zotit që ti hapë sytë dhe veshët kundërshtarëve të pakët të Republikës së re, le ti hapi rrugë përmes dialogut dhe po ashtu zotohemi se kjo që themeluam sot këtu, vendimi ynë i madh, republika er re nuk do të ndalet por do të marshojë në fitore totale!

Në republikën e re ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Vëllezër dhe motra referendarë të republikës së re/ zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur.

Zgjedhje të lira, qeveri teknike, republikë re !

Me gëzim dhe paqe në zemrat tuaja kthehuni në shtëpitë tuaja nga qytetet ku keni ardhur dhe rrëfeni shpresat për Republikën e Re dhe bëhuni gati për marshimin final. Jemi gati apo jo?!

Ora 13:01

Vjen reagimi i parë i ish-kryeministrit. Me qindra mijëra shqiptarë i janë bashkuar ditën e sotme protestës së thirrur nga opozita dhe Partia demokratike.

Në shesh janë mbi 600 mijë shqiptarë.

Është ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka postuar në Facebook, një foto nga protesta, ku siç duket numri i pjesëmarrësve është më i madhi i parë ndonjëherë në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

 

berrrrrrrrrr.png

 Ora 12:40

Pas 9 qytetarëve që kanë mbajtur fjalën në sheshin e lirisë ka marrë fjalën dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Fjala e kreut të PD-së:

Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot! Sot jeni mbi 600 mijë Shqipëtar në Shesh. Kurrë më parë nuk ka bekuar drita e Perëndisë, drita e Zotit, një bashkim zemrash si sot! Kjo nuk është protestë! Ky nuk është manifestim! Ky është referendumi i shqiptarëve për Republikën e Re!

jo që nisi si në 18 shkurt si rruga e bashkimit i vetmi shteg për miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të dënuar, të mashtruar e të shpunësuar. Ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit, me demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të dështimit të shtetit kriminal që ju vrau vendet e punës dhe ju la si rrugëdalje, dëshpërimin ose emigracionin, ajo që nisi si shpresë në shpirtrat tanë, ajo u kthyer në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, që ngjalli kurajën në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar përmes frymës së shenjtë të besimit në Zot në një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, shpresën dhe vendimin e madh për ta shporrur dëshpërimin, për ta mposhtur dëshpërimin dhe për të përmbysur republikën e vjetër dhe ngritur republikën ere të vetme të qytetarëve shqiptarë. Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, nuk e ka parë Europa, nuk e ka parë bota! Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, por është shpallja e shpresës dhe besimit tek vetja juaj tek e ardhmja juaj dhe të gjithë së bashku tek Shqipëria jonë. Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re. Këtu nuk keni ardhur se besoni vetëm tek një njeri apo një parti. Sepse arritja më e madhe e këtyre muajve është ripërtëritja e besimit të çdo shqiptari tek vetja e vet. Ripërtëritja e besimit tek vetja dhe familja dhe të gjithë bashkë tek bashkimi.  

Sot jemi këtu për shumë e më shumë! Nuk jemi këtu për një ndryshim të vetëm, por për ndryshimin më të madh në historinë tonë kombëtare! Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, falë qëndresës suaj, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si parë! .Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar!. Ne shqiptarët e bashkuar nga sot nuk e pranojmë dhe nuk e njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës!. E si mund të pranojmë më shqiptarët një shtet ku 18 vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhet deputetë, ministra deputetë, darkojnë me të parin e qeverisë dhe mbushin kontot e tij bankare?!.E si mund të pranojmë kur mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, kur mijëra familje ende pa ndihmë ekonomike, kurse pushtetarët shtrohen në dreka e darka. Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që si ushtrinë e taksidarëve në kurriz të biznesit të vogël duke e torturuar, shantazhuar deri në qindarkën e fundit, duke e privuar nga buka e gojës, ndërkohë që vetë ata ndërtojnë vila, hotele dhe blejnë pasuri në vendet më të pasura të botës?

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që lla mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin dhe mijëra të tjerë i detyroi të ndërpresin studimet ndërkohë që një grusht oligarkësh dhe pronarësh universitete të lidhur me Edi Ramën bëjnë miliona? Si mund ta pranojmë republikën e vjetër kur ish-të përndjekurit politikë poshtërohen dhe u vihen ministër i Brendshëm, njeriun që i dënoi për fajin e vetëm se gëzuan ditën kur vdiq diktatori. Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurimin e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh të lidhur me të? Kjo kastë, kjo kupolë politike, ka vetëm një interes: interesin e pasurisë së tyre,të kontrollit të tyre dhe jo tuajin, as të, të djathtëve as të, të majtëve po vetëm të interesave të veta kriminale. Pasi ka vjedhur çdo aset dhe ka vjedhur miliona të tenderave, tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më kriminale, vjedhjen e zgjedhjeve, që shqiptarët të mos kenë përfaqësuesit e tyre, por një qeveri të diktatura nga krimi. Ndaj sot jemi 50 herë më shumë se dje dhe nesër do të jemi edhe më shumë! Ne jemi mbledhur sot për një vendim të madh, të vetmit që e çon Shqipërinë në Evropë, që rikthen fatet tuaja në duart tuaj: Vendimin për ti thënë njëherë e përgjithmonë republikë së vjetër!

Republika re do të jetë vendi i taksave të sheshta. 9% me taksën e sheshtë ne do t’i japim frymëmarrje ekonomisë, do të injektojmë 1 miliardë euro ën ekonominë që do të krijojë mijëra vende pune dhe do të rrisë vendet e punës dhe fuqinë blerëse. Republika e re do t’i kthejë klasës së mesme me taksën 9%, dinjitetin. Do t’i kthejë mbi 40 mijë familje të hequra padrejtësisht nga ndihma ekonomike, në skemë dhe për to republika e re do të paguajë faturat e energjisë deri ën 300 kilovat dhe faturat e ujit për konsum familjar. Republika erre do të investojë më shumë se gjithçka tjetër tek fëmijët shqiptarë. Nuk do të ketë ndërtesë më madhështore sesa shkolla e fëmijëve tuaj, shkollat e fëmijëve shqiptarë, me dyfishimin e korpusit të mësuesve. Nga mosha 5 deri 18 vjeç do të ketë ushqim falas në shkollat e republikës së re dhe ata do të dalin nga shkolla kur fëmijët e tyre të kthehen nga puna. Republika e re do të heqë fëmijët nga puna.

Fermerët shqiptarë duhet ta dinë që me republikën e re, paratë që sot zhduken do të kthen në subvencione dhe mbi 50 milionë euro të tjera do të jenë për prodhimet . do ta barazojmë djersën e fermerit shqiptar me djersën e fermerit evropian. Pronarët e ligjshëm e dinë tashmë se bashkë me kauzën tonë vjen zotimi ynë për hedhjen poshtë të çdo platforme komuniste dhe pronat tuaja do të kompensohen me çmimin evropian. Për emigrantët, përmes votës elektronike, zëri juaj do të bashkohet në parlamentin e republikës së re. Të gjitha këto janë të mundshme nëse ne presim njëherë e përgjithmonë lidhjen mes krimit dhe politikës. Gjithçka do të ndryshojë asgjë nuk do të jetë më si parë nëse ne marrim fatin tonë në duart tona! Republika e re nuk mund e nuk do të jetë kurrë e politikanëve e as e partive politike, nuk do të jetë politika ku parlamenti do të jetë noteri i kryeministrit dhe anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm nëpërmjet vullnetit tuaj. Që kjo të ndodhë ne duhet të kemi patjetër zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme ku çdo qytetar duhet të votojë i paterrorizuar nga krimi e droga, pa kthyer administratën në një garnizon të tyrin elektoral. Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri, ne nuk do të lejojmë kurrë kthimin e monizmit dhe zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë dhe le ta harrojë republika e vjetër dhe kushdo që qëndron pas saj. Forca jonë është forca e bashkimit dhe qëndresës. Ne ketë betejë e nisëm së bashku. Ju pyeta a jeni gati, a jeni gati të luftojmë. Ju zotova se do t’ju udhëheq drejt një beteje pa kthim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam këtu për t’ju thënë se unë e PD e mbajtëm betimin e dhënë 85 ditë më parë. Nuk kanë rreshtuar kritikat, shpifjet ndaj meje dhe e keni vënë re se unë nuk jam stepur. Nuk jam për karrigen time, as për pushtetin tim, por për të gjithë ju, qytetarët, e majtë dhe të djathtë, të Shqipërisë së sotme dhe të nesërme.

Nuk jam për karrigen time, as për pushtetin tim, por për të gjithë ju, qytetarët, e majtë dhe të djathtë, të Shqipërisë së sotme dhe të nesërme. Këto nuk më bëjnë përshtypje, sepse forca ime është tek qëndresa suaj. Shihni njerëzit në sy: a ka forcë më të madhe sesa ky bashkim? Se kjo qëndresë?  Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë forca jonë, çelësi i artë i derës së historisë që hapim sot është bashkimi ynë, qëndresa jonë. Ju ftoj të vini me gëzim e paqe në zemrat tuaja dhe më duket se kështu keni ardhur. Mbi supet tuaja, mbi supet e mia dhe çdo shqiptari të ndershëm peshon pesha e madhe e historisë që marrim përsipër sot në këtë shesh. Drita e së vërtetës dhe e shpresës e ka mposhtura errësirës Ju jeni gati të hidhni hapni drejt së ardhmes që na pret. Ju jeni gati të marrim së bashku vendimin e madh?

bahsaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg

 

Ora 12:21

 

Një protestuese tjetër tha: 'Unë quhem Mirela Qeleshi, mësuese prej 35 vjetësh, jam hequr nga puna me argumentin më banal, se drejtori nuk donte të punonte me mua. Më kanë persekutuar duke më hequr edhe nga një punë e dytë. Njesoj kanë vepruar edhe me bashkëshortin. Kjo është arsyeja pse unë protestoj sot. Por, përpos pushkatimit ekonomik që na bëjnë, nuk ma marrin dot integrimin moral. Kemi shumë arsye për të mos lejuar fëmijët e mi të largohen. Kam parë 27 vite më parë shqiptarët që largoheshin. Sot, pas 27 vitesh, unë ende pyes veten: Po djali im, a duhet të largohet?

 

mire.png

Ora 12:10

Protesuesja e dytë që mori fjalën sot ishte kjo grua e moshuar. Ajo tha: "A i lejohet Europës ta lërë Shqipërisë në tranzicionin e egër?!Tranzicioni i egër nuk u kthen pronën, pronarëve të vërtetë! I sorollatën dhe i tallën ata që u ndoqën nga diktatura, ata që u quajtë ish-të përndjekur politikë dhe u dhanë atyre dhe fëmijëve të tyre, vetëm dy këste. A nuk është e dhimbshme që brezi im, që punoi me ndershmëri 35 vjet, merr sot lëmoshë? Pensioni im nuk mjafton për të paguar një drekë të dy politikanëve që hanë ngjala dhe pinë verë të shtrenjtë. Për turpin e saj, qeveria e Ramës e rriti pensionin 300 lekë të vjetra dhe administratës, dhjetra herë më shumë.Ddhe kryetari i Bashkisë që duhet të përmirësojë shërbimet sociale, na gostit me Kafen e Gjyshit!"

 

adfasfsafsa.png

Ora 12:03

Mesazhi i parë në protestës së opozitës para kryeministrisë, pas Himnit të Flamurit, është dhënë nga një e re e quajtur Zamira. "Unë jam Zamira nga universiteti "Ismail Qemali" në Vlorë. A mund ta lejojmë ne si qytetarë, z.Rama, ta vrasë pluralizmin politik në Shqipëri? Jo, në asnjë mënyrë, me të gjitha kostot që mund të marrim,. Qytetarët e Shqipërisë e kanë bërë fatin e tyre 27 vite më parë. Kam ardhur për të përcjellë mendimin e qindra pedagogëve që shohin përditë në auditore, studentët e dëshpëruar për diplomat e pavlera. Ne qytetarët e lirë nuk kemi lidhje me politikë të shkëputur nga realiteti. Jemi këtu sot të gjithë bashkë për të drejtat tona, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pavarësisht kostove."

zarrr.jpg

Ora 11: 55

Majlinda Bregu, deputetja e PD-së ëshët bashkuar ditën e sotme në protestën në Tiranë. Kjo pjesmarrje e saj është një habi për të gjithë, pasi ditë më parë ajo kritikoi cdo vendim të Bashës, duke dal kundër.

majlinda-bregu-2.jpg

Ora 11: 52

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e PD me një fotomontazh të disa prej figurave të PD dhe aleatëve të saj. Në foto këtë herë është përfshirë edhe Eduart Ndocaj, i cili pak ditë më parë iu bashkua opozitës.

ooooopp.jpg

Ora 11: 41

Kreu i PD-së Lulzim Basha i afrohet kryeministrisë i shoqëruar nga familja e tij, nga bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.Ai është shoqëruar edhe nga deputetët e PD-së dhe mijëra mbështetës që e kanë pritur atë në oborrin e selisë blu.Gjatë gjithë kohës, Basha do të jetë i shoqëruar nga familja e tij. Mësohet se fjalime do të mbajnë vetëm qytetarët dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Protesta do të nisë me këndimin e Himnit Kombëtar.

aaaaa.jpg

 

Ora 11: 35

Kryetari i PD-se dhe ish-Kryeministri Sali Berisha bashkë me protestuesit po i drejtohen bulevardit,

Ora 11: 26

Mbështetët e PD-së po i afrohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërkohë kryeministria është blinduar nga efektivët e policisë. Gjithashtu para kordonit policor janë vendosur dhe pengesa prej hekuri.

Ora 11: 00

Zbardhen detaje, 2700 vullnetarë të PD do sigurojnë protestën

Ora 10: 55

Surprizon Ndoka: Qeveria po proteston për të drejtën e ‘tajares’.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka thumbuar qeverinë me protestën e organizuar nga LGBT tani në orën 10:00.

Me një koment të shkurtër në Facebook, Ndoka shprehet se ‘qeveria proteston me biçikleta e tollumbace, në orën 11:00, për të drejtën e 'tajares'!’

auto_Screenshot_11494663133.jpg

Ora 10:52

Basha me dy vajzat dhe bashkëshorten në protestën e PD.

Ashtu siç kishte premtuar, kreu i PD, Lulzim Basha është parë në nisje të protestës bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat.
Këtë fakt, kreu i demokratëve e kishte paralajmëruar edhe më parë se në protestë do të merrte pjesë bashkë më familjen. Kjo për të treguar se në protestë nuk do të ndodhë asgjë dhe se do të jetë paqësore.

basha-vajzat-aurela-640x426.jpg

 

Ora 10:30

Policia bllokon 15 autobusë në Morinë: Do kaloni pas orës 12:00

eputeti i PD, Flamur Noka ka denoncuar bllokimin në doganën e Morinës në Kukës të 15 autobusëve, duke mos i lejuar që të udhëtojnë drejt Tiranës.
Sipas deputetit të PD, asnjë autobus nuk u lejua të kalojë e të vij për Tiranë.
Ndërsa Ministria e Brendshme ka reaguar duke mohuar akuzat e Nokës, ndërsa sqarojnë se “autobusët janë ndaluar vetëm për verifikim disa minuta dhe nuk janë bllokuar. Janë turistë që janë nisur nga Mitrovica me destinacion Durrësin”, tha ministria.
222405-1024x768.jpg

 

 

Ora 10:00

Mijëra njerëz nisen të organizuar nga rrethet.Nga Durrësi rreth 2000 persona do të nisen drejt Tiranës. Nisja me autobus nga lagjet periferike të qytetit dhe rrethinat e Durrësit organizohen nga strukturat e PD së këtij rrethi. Disa autobusë dhe dhjetëra mjete të vogla u nisën nga Gjirokastra këtë mëngjes. Mbi 2 mijë qytetarë nga Kukësi të organizuar dhe me mjete private janë nisur po ashtu edhe drejt Tiranës. Policia ka njoftuar se Partia Demokratike ende nuk ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore për mbajtjen e tubimit. Konkretisht, sipas policisë, nuk është përcaktuar ora e përfundimit të protestës, ndërsa nuk janë bërë të ditur personat përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit. Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për organizimin e protestës që do të nisë në orën 12:00, ndërsa ka bërë të ditur edhe rrugët e bllokuara. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës. Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

autobus2-1.jpg

 

Ora 08:00

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë një plan masash, duke ndaluar qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa rrugë të Tiranës. Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: – nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”. – nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Article Logic
Execution time: 0.0055778026580811