Opozita zhvillon protestën e rradhës përballë kryeministrisë pasditen e sotme dhe në Tiranë ka nisur grumbullimi i protestuesve. Ndërkohë para protestës SHBA, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe OSBE kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe jo e dhunshme. Mbi 1500 forca policie jane në gatishmeri dhe po ruajnë institucionet ndërkohë nga organizatorët e protestës është njoftuar se protesta do të zgjasë nga ora 19:00 deri në mesnatë dhe ajo do të jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.
21:30- Mbyllet protesta e opozitës, Basha: Betejën do e fitojmë, koha për zgjidhje politike
21:15- Basha kthehet në selinë e PD, një pjesë e protestuesve ndodhen tek Parlamenti
21:10- Prishet gardhi tek Parlamenti, protestuesit hedhin gurë
20:50- Sali Berisha: Rama po fshihet si një frikacak
20:40- Kryemadhi: Qytetarët të mos u përgjigjen provokimeve
20:35- Vijon protesta, me drita ndezur marshohet drejt parlamentit
20:25- 2000 Balona "Rama IK hidhen ne qiell
20-15- Protestuesit spërkasin me bojë kryeministrinë
20:07- Basha ndërpret fjalën në protestë: Le të falemi e të lutemi për agjeruesit e Ramazanit!
19:55- Basha u bashkohet protestuesve
19:40- Kryemadhi: Protestojmë për të treguar që e duam vërtetë vendin!
19:30- Në protestë edhe tepsia "Rama ik"
19:25- Protestuesit hedhin balona të vogla: "Rama ik"
19:15- Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
19:00- Flet kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi: Të rinjtë para kryeministrisë, mesazhe paqeje
18:30- Mbi 1500 forca policie jane në gatishmëri
18:00 Partia Demokratike: Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës.
17:00- Ambasada e SHBA thirrje për protestën: Përmbahuni, larg dhunës!