Sot opozita është në shesh për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër. Që në orët e para policia ka rrethuar godinën e Kryeministrisë. Mijëra efektivë janë në terren. Skela e hyrjes së Kryeministrisë është hequr por godina është e rrethuar në një perimetër më të gjerë nga një gardh metalik. Lulzim Basha ka thënë se forca e kësaj proteste do të jetë masiviteti i saj.
14:47/ Mbbyllet protesta e opozitës!
14:30/ Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur protestuesit brenda oborrit të selisë së partisë.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve që brohorasin emrin e tij, ai e ka cilësuar këtë ditën e dytë të zgjimit kombëtar të vendit.
14:16/ Policia bën thirrje për vetëpërmbajtje për protestuesit. Me megafon, policia i bën apel protestuesve të shmangin konfrontimet dhe veprimet e dhunshme
14:14/ Protestuesit lënë parlamentin,nisin marshimin me Bashën
13:55/ Lëndohen disa protestues e policë
13:52/ Tensionohet situata.Policia gaz lotsjellës ndaj protestuesve
13:45/ Lëndohen tre policë, u goditën me sende të forta
13:36/ Protestuesit para Kuvendit, hedhin sërish shashka dhe tymues
13:33/ Hidhet gaz lotsjellës, protestuesit fillojnë të ndihen keq
13:30/ Plagoset një nga efektivët e “Shqiponjave”
13:28/ Shtohen forcat e policisë, protestusit shpërndahen
13:27/ Policia lëshon sërish gaz lotsjellës
13:26/ Protestusit hedhin sende të forta para Kuvendit
13: 23/ Hidhet ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve
13:20/ Protesta zhvendoset tek Kuvendi, protestuesit përplasen me kordonin policor
13:00/ Protestuesit vijojnë të hedhin shashka dhe tymuese
12:59/ Protesta e opozitës. Basha,Kryemadhi dhe protestusit në parlament
12:56/ Basha dhe protestuesit nisen drejt parlamentit
12:51/ Marashimi vijon për në pedonale
12:40/ Protestuesit fillojn sërish me marshimin e tretë rreth Kryeministrisë
12:31/ Përfaqësuesi i Merkel i bashkohet protestës së opozitës
12:07/ Marshimi i dytë/ Noka: Do të mbajmë të rrethuar Kryeministrinë
12:00/ Opozita ndodhet poshtë zyrës së tij, Edi Rama reagon nga Berati: Qeverisja ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit nëse gjykon se duhet t’ja rinovojë atë mandat besimi apo t’ja japë dikujt tjetër. Ata që shkojnë në protesta të orkestruara, një pjesë janë rrogëtarë që marri një rrogë si punonjës të administratave lokale politike, të tejpolizuzuara dhe bëjnë detyrën ndaj partisë marrin autobusin dhe vijnë, janë punëtorë të ndërmarrjes parti, i thërret në një rrëmujë politike.
11:50/ Pas rrethimit të Kryeministrisë, protestuesit tentojnë të heqin gardhet metalike
11:45/ Lëvizja SURPRIZË e protestuesve, rrethojnë Kryeministrinë
11:35/ Flamur Noka flet i pari në foltoren e Kryeministrisë: Rama ik!
11:32/ Protesta, Meta ndryshon axhendën, ndërpret vizitën në Azerbajxhan
11:14/ Nis protesta e madhe e opozitës, Basha takohet me protestuesit
10:52/ Një protestues fyen policin, shoqërohet në komisariat
10:40/ Policia rrethon Kryeministrinë, Salianji: Do jetë revoltë e madhe..
10:27/ Demokrati Bardh Spahia shoqëron protestuesit nga Shkodra drejt Tiranes: "Rama i ka orët e numëruara"
10:17/ PD: 80 mijë qytatarë nga rrethet
10:00/ Lulzim Basha mbledhje me strukturat për të vendosur mbi kohëzgjatjen e protestës.
09:58/ Protesta e opozitës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes është shfaqur në Lushnje.
9:43/ Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërrin në selinë e Partisë Demokratike.
09:20/ Monika Kryemadhi mbërrin në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
09:00/ Nisen protestuesit nga rrethet. Protestuesit janë nisur me automjete dhe autobuza.