Aktorja shumë e dashur për publikun, Monika Lubonja ka ndezur rrjetin me një foto të postuar në Instagram.
Monika ka postuar ditën e sotme një foto lakuriq në profilin e saj në Instagram, ndërsa e ka shoqëruar dhe me një poezi, e cila ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ndjekësve.
" Jam lakuriq.
E hodha pelerinën
Qendisur me thërmiza pushteti.
E hodha te kazani i plehrave
Dhe urova, mos ta ketë gjetur askush.
S’më kish ngrohur kurrë.
I ndarë nga njerëzit me mur,
vetja më dukej në qivur.
S’e di, nëse shpëtova shpirtin!...
S’e di, nëse fitova qetësinë!...
Miq!
Tani jam lakuriq.
Thërmizat e pushtetit
Më ngjajnë si yje
Në qiellin-pelerinë të një nate acar.
(Mijëra,... miljona,... pakëmbë e pakrye)
E prapë
Kupa e qiellit më rëndon si një e vrarë", ka shkruar Monika Lubonja krahas fotos së publikuar.