Më në fund dy reperët më të talentuar dhe suksesshëm në vend, Capital T dhe Majk, kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët muzikorë “Pasha jetën”.
Dyshja përpos këngës, kanë postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku bëjnë ndryshimin midis vitit 2011-të dhe 2018-të.
Reperët në vitin 2011-të shfaqen krejt ndryshe, më të dobët dhe me mjekër të shkurtër. Ndërsa viti 2018-të i ka ndryshuar tërësisht. Ndërkohë që në 2018-ën shfaqen më burrërorë, duke bërë që ata të jenë edhe shumë të preferuara nga femrat.
Pra mesa duket shoqëria e tyre pasa qene e hershme!