INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësi me ish-in tuaj? Ja pse nuk është një ide e mirë

Miqësi me ish-in tuaj? Ja pse nuk është një ide e mirë

Publikuar më: 17:09 11-06-2017

Miqësia me ish-të dashurin mbase duket të jetë një ide e mirë, mirëpo pas këtyre fakteve gjërat do t’i shkosh pak më ndryshe:

1. Nuk jeni në të njëjtat gjatësi

Meshkujt shumë më lehtë mbajnë miqësinë me ish të dashurat, sepse ata vërtet mendojnë të mbeten vetëm si miq, apo miq me përparësi.

Nga ana tjetër, femrat, besojnë që sërish do të dashurohen dhe të fillojnë lidhje të re me ish të dashurin, ndërkaq miqësia u është vetëm zgjidhje momentale para se të binden sërish që më mirë ishte kur kanë qenë në lidhje dashurie.

2. Gënjen veten

Nëse mban lidhje të afërta me ish të dashurin menjëherë pas ndarjes, do të thotë që nuk e ke vërejtur humbjen e plotë e cila të ka ndodhur.

Ish i dashuri më nuk është në jetën tuaj në atë nivel në të cilin do të dëshiroje ti të ishte, ndërkaq duke ruajtur miqësinë krijon marrëdhënie artificiale dhe nuk e bind veten që vërtet nuk jeni bashkë.

3. Vështirë do të ecësh përpara

Miqësia me ish të dashurin mund të jetë kompensim i shkëlqyeshëm për humbjen e marrëdhënies, kompensim për të cilin nuk do të dëshirosh të ecësh përpara.

Ish i dashuri do të gjejë një tjetër, kjo është e vërteta, ndërkaq nëse ti nuk ec përpara, sërish do të mbetesh e vetmuar – pa të dashur dhe pa mikun, i cili vërtet nuk është i tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385