Duket se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë lënë pas zënkat dhe zhurmën mediatike të javëve të fundit, duke u takuar për herë të parë.
Kështu raporton revista prestigjioze “E! News”, e cila shpjegon se vajzat kanë ngrënë mëngjesin së bashku në Calabasas të premten.
“Dukej shumë e rastësishme dhe të dyja diskutonin ndërsa hanin mëngjes”, tha një dëshmitar okular për E! News.
Takimi i mëngjesit është hera e parë që palët janë parë së bashku pas lajmit se ish-i i Khloé Kardashian, Tristan Thompson, e kishte tradhtuar atë me Ëoods.
Menjëherë pas skandalit, Woods u largua nga shtëpia e Jenner, ku kishte jetuar për më shumë se një vit.
Woods tha gjatë intervistës për Jada Pinkett-Smith në Red Table Talk se ajo e ka ruajtur komunikimin me shoqen e saj Kylie gjatë këtyre ditëve.
Por pjesa tjetër e familjes Kardashian-Jenner thuhet se i ndërpreu të gjitha lidhjet me Woods.