INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Miqësia mes qenit dhe elefantit të braktisur

Publikuar më: 11:31 16-01-2016

Thonë se “qeni është miku më i mirë i njeriut”, por nga kjo video kuptohet se është edhe miku më i mirë i këtij elefanti të vogël të braktisur.

Sipas “Daily Mail”, elefanti afrikan, Ellie u braktis nga tufa e tij dhe u adoptua nga jetimorja e kafshëve “Thula Thula Rhino” në Afrikën e Jugut, ku dhe ndërtoi miqësinë me qenin Duma.

Kafshët janë filmuar në një video teksa vrapojnë dhe qëndrojnë pranë njëri tjetrit.

“Lidhja e ngushtë e elefantit me Dumën ishte çelësi i përmirësimit dhe zhvillimit të tij”, tha Karen Trembler, eksperte rehabilitimi.

“ Ajo që është vërtetë interesante është se këlyshi elefant ishte pjesërisht i dobët dhe i sëmurë. Ai nuk tregonte interes më për jetën. Pasi e prezantuam me qenin Duma, ai u gjallërua sërish.” u shpreh Trembler.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492