IN SPORT
Miqësore me Ukrainën ose Korenë e Jugut më 29 Mars?

Miqësore me Ukrainën ose Korenë e Jugut më 29 Mars?

Publikuar më: 17:17 17-02-2016

Federata shqiptare e Futbollit ka intensifikuar bisedimet me federatat homologe për zhvillimin e një tjetër ndeshjeje miqësore në fund të marsit, pikërisht në datën 29 të këtij muaji.

Ukraina dhe Koreja e Jugut janë dy alternativat më të mundshme për testin e dytë të kuqezinjve për vitin 2016 në kuadër të finaleve të Europianit, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë. Ukraina në fakt nuk është një kundërshtar i panjohur për kuqezinjtë, ndërsa me Korenë e Jugut përfaqësuesja shqiptare nuk është ndeshur kurrë më parë.

Miqësorja e 29-Marsit pritet të përurojë stadiumin Loro Borici që prej muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, duke e zgjeruar kapacitetin e tij në 17 500 vende.

Federata Shqiptare e Futbollit planifikon që punimet të përfundojnë brenda marsit, cka do të thotë se “Loro Borici” mund t’i hapë dyert për miqësoren e dytë të këtij muaji, pasi më 26 mars kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Austrinë në Vjenë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887