INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësorja e femrave, Shqipëria mundet 1-3 nga Kosova

Miqësorja e femrave, Shqipëria mundet 1-3 nga Kosova

Publikuar më: 20:04 17-02-2016

Ishte dita e festës për 8-vjetorin e Pavarësisë dhe kombëtarja e Kosovës për femra e festoi me fitoren 3-1 në miqësoren kundër përfaqësueses së Shqipërisë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” u shbllokua shpejt me golin e epërsisë për skuadrën kosovare të shënuar nga Kryeziu.

Behluli ndali topin në rrjetë për të vendosur shifrat 1-1 për 45 minutat e para. Me rikthimin në fushë, kombëtarja kosovare e femrave vulosi fitoren me dy gola të tjerë.

Anjeza Rexha vendosi firmën në të dy golat që mbyllën sfidën me suksesin e Kosovës. Ndërkohë, kjo ishte miqësorja e fundit për skuadrën e drejtuar nga Altin Rraklli, që do të luajë më 4 mars kundër Ukrainës në eliminatoret e Kampionatit Europian 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609