INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësorja e parë e Bajernit, Ançeloti i beson një talenti shqiptar

Miqësorja e parë e Bajernit, Ançeloti i beson një talenti shqiptar

Publikuar më: 20:06 16-07-2016

Futbollisti në fjalë quhet Meritan Shabani dhe është një mesfushor 17 vjeçar me tipare sulmuese i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së bavarezëve.

Talenti shqiptar i Bayern Munichut, Meritan Shabani, ka debutuar me ekipin e parë. Trajneri Carlo Ancelotti, i cili njihet si një trajner që i pëlqen shumë të rinjtë, ia dha mundësin shqiptarit që u inkuadrua në lojë në minutën 61’të në vend të Xabi Alonsos.

Bayern Munichu e fitoi 4:3 miqësoren ndaj Lippstadt 08, e cila ishte një fitore e hidhur pasi në minutën e 35’të Arjen Robben u largua i dëmtuar, nuk dihet ende për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.

18 vjeçari, Meritan Shabani, është nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes.

Article Logic
Execution time: 0.0033111572265625