INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësorja me Italinë: Publikohet lista e kuqezinjve, mungon Rashica

Miqësorja me Italinë: Publikohet lista e kuqezinjve, mungon Rashica

Publikuar më: 10:59 05-08-2016

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e kuqezinjve të tranjerit Redi Jupit të cilët do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Italisë.

Ekipi do të nisë grumbullimin më 7 gusht në San Benedeto të Italisë ku Kombëtarja U-21 do të zhvillojë testin e radhës para eliminatoreve të kampionatit Europian 2017.

“Kjo miqësore zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë në shtator dhe tetor të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2017. Kuqezinjtë luajnë më 2 shtator ndaj Greqisë dhe më 10 tetor ndaj Izraelit, që të dyja sfidat në transfertë.”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Shqipëria U-21 momentalisht renditet e dyta në fazën e grupeve me 12 pikë në 8 ndeshje, ndërsa vendi i parë është blinduar nga Portugalia e cila ka 18 pikë.

Surpriza është mungesa e talentit Milot Rashica.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836