INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqësorja me Shqipërinë Bosnja  në avantazh me penallti. Shënon Dzeko [FOTOVIDEO]

Miqësorja me Shqipërinë Bosnja në avantazh me penallti. Shënon Dzeko [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 17:19 28-03-2017

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin kundër Bosnjës, krahasuar me formacionin në ndeshjen me Italinë, ku Kombëtarja u mund 2-0.

Në “Elbasan Arena”, në portë pritet të rikonfirmohet Thomas Strakosha, ndërsa risia më e madhe është Albi Alla, i cili do të luajë ndeshjen e parë me Kombëtaren në grumbullimin e tij të parë.

De Biasi ka zgjedhur skemën 4-5-1, ku Hyka dhe Llullaku në krahë do të mbështesin shkodranin Bekim Balaj në sulm. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Bosnjës pritet të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”

MINUTË PAS MINUTE

14-Llullaku kalon bukur në krahun e majtë por në fund nuk përfiton dot nga ky inkursion pasi nuk pason dot për shokët e skuadrës

7- GOL! Shënon Bosnja. Aliji shkakton penallti dhe Edin Xheko mposht Strakoshën nga pika e bardhë. Goli i 50-të në Kombëtare për kapitenin boshnjak.

4-Minutat e para janë për miqtë, që zbresin në krahun e djathtë me Vranjesin. Por Aliji mbyll saktë.

1-Dëgjohet fishkëllima e gjyqtarit, që i jep udhë ndeshjes, Topin e parë e luajnë boshnjakët.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Alla, Hysaj, Veseli, Basha, Memushaj, Llullaku, Kukeli, Aliji, Balaj, Hyka.

Formacioni zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës: Begoviç; Vranjes, Zukanoviç, Sunjiç, Djumiç, Luliç, Prçiç, Jajalo, Kruniç, Kodro, Xheko.

 

Shqiperi-Bosnje-formacionet-490x871.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059