Por ata që kanë rënë më së shumti në sy kanë qenë Bjordi Mezini dhe Anna Lika, të cilët përfliten prej shumë kohësh se janë në një lidhje, por ende asnjëri nuk e ka konfirmuar. Siç e do zakoni, të gjithë realizuan foto së bashku, po ajo që ra më së shumti në sy, ishte poza e çiftit.
Të qeshur dhe krah njëri-tjetrit, Bjordi dhe Anna morën vëmendjen e të gjithëve, ‘live’ dhe në rrjetet sociale. Por jo vetëm kaq kolegët dhe tezja e Anës, Inis Gjoni kanë postuar edhe një kërcim të tyre duke e cilësuar çiftin shumë të bukur.