Miqtë e reperit Stresi, Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana ishin sot të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit të ri “Vetëmasaj”.
Anxhelo dhe Flori njihen për disa bashkëpunime të suksesshme me reperin e njohur Stresi, ndaj Bieta nuk ngurroi t’i pyeste për këtë të fundit.
Ata zbuluan se Stresi do të publikojë shumë shpejt këngën e radhës.
“Fola pak para ca ditësh dhe më tha që ishte duke shkruajtur një këngë që ka me Anxhelon dhe po presim sa të dalë që ta regjistrojmë dhe ta xhirojmë”, tha Flori.
Rikujtojmë se reperi ndodhet në burg prej 4 muajsh pas arrestimit për armëmbajtje pa leje.