Është gjendur i vdekur në banesën e tij skulptori i famshëm nga Kosova Vangjush Çerkezi, 61-vjeç.
Mediat raportojnë se Çerkezi është gjetur në banesën e tij ku jetonte me qera, nga miqtë dhe kolegët.
Të përditshmet raportojnë se miqtë i kanë shkuar në shtëpi, pasi skulptori nuk ishte paraqitur në punë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Ai tha se trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi përderisa nuk janë vërejtur rrethana tjera të dyshimta.
Çerkezi punonte në projektin e Kalasë së Prizrenit dhe ishte skulptor me profesion