INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqtë kanë një këshillë për Serbinë: Pranojeni se e keni humbur Kosovën, mos ushqeni më kot iluzione

Miqtë kanë një këshillë për Serbinë: Pranojeni se e keni humbur Kosovën, mos ushqeni më kot iluzione

Publikuar më: 10:51 13-04-2018

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç ka trazuar ujërat e Ballkanit duke mbajtur një qëndrim të qartë për Kosovën. Gjukanoviç i cili kandidon në 15 prill për të marr sërish presidencën ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në kaluarën dhe me konfliktin pamenduar me NATO-n n- vitin 1999. Lideri malazezë bëri të ditur se “Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi por për shkak të bindjes se e vërteta duhet shikuar në sy dhe për shkak se ashtu i kontribuohet stabilitetit ë rajonit.” Më tej Milo Gjukanoviç, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në tetor të vitit 2016, por pa arritur që të merrte shumicën absolute vlerësoi se "Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët. Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi,realiteti me Kosovën është i pandryshueshëm. Lider i PDS-së ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë miku më i madh i Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion. "Liderët e opozitës, mbi shpinën e serbëve në Mal të Zi, ia japin vetes rëndësinë që nuk e kanë, në radhë të parë duke u paraqitur si përfaqësues ekskluzivë të interesave të serbëve në Mal të Zi gjë që, thjesht, nuk është ashtu”, ka thënë. Ai ka shtuar se liderët partiakë serbë po i sakrifikojnë interesat e popullit serb në Mal të Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0023360252380371