INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miqtë nuk duhet të dinë këto 5 gjëra për lidhjen tuaj. Mos rrezikoni më!

Miqtë nuk duhet të dinë këto 5 gjëra për lidhjen tuaj. Mos rrezikoni më!

Publikuar më: 11:01 28-06-2018
Ekspertët kanë veçuar rastet, ku duhet të tregoni kujdes për gjërat që i thoni miqve tuaj, për lidhjen.
 
1. Mos i tregoni për çdo zënkë
Nëse i tregoni për çdo debat që bëni, kjo do tregojë se marrëdhënia juaj ka probleme.Edhe nëse kalon koha dhe ju martoheni, sipas intv.al ata do t’jua përmendin rastet kur keni debatuar me partnerin.
2. Cili paguan
Duke i dhënë detaje, se cili paguan apo jo, do i jepni shumë material për lidhjen tuaj. Ndoshta, partneri juaj nuk ka pasur mundësi të paguajë një ditë, por kjo nuk do të thotë se ai ju shfrytëzon nga ana materiale.
3. Ai nuk pëlqen disa nga miqtë tuaj
Ju duhet të reflektoni se cila është arsyeja,që ai nuk  pëlqen miqtë tuaj, por nuk duhet të flisni për këtë temë. Mendohuni vet dhe pastaj dilni në përfundim.
4. Dyshimet që keni për të
Xhelozia është një ndër gjërat më normale në një lidhje, por mos i tregoni atyre çdo dyshim tuajin.
5. Dhuratën që nuk ju pëlqeu
Ndodh që ai ju ka blerë diçka që ju nuk e keni pëlqyer. Mos shkoni direkt t’ia tregoni miqve, sepse do e turpëroni partnerin.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877