Romanca e tyre 1-vjeçare dukej se shfaqte të gjithë shenjat e një marrëdhënieje serioze, por dukej se nuk paska qenë kështu.
Pavarësisht pushimeve të përbashkëta, prezantimeve tek familjet respektive, madje edhe postimet në rrjetet sociale si çift kur shkonin të vizitonin fëmijët e sëmurë së bashku për Krishtlindje, gjithçka ishte thjesht një romancë e rastit. Burime pranë ish-çiftit tregojnë se Katy Perry dhe Orlando Bloom po shijonin një marrëdhënie thjesht argërtuese dhe kurrë nuk kishin ndërmend ta çonin në nivelin tjetër. Një mik i aktorit 40 vjeçar rrëfen se asnjëri nga të dy nuk dëshironte të “shtrohej” dhe prandaj vendosën që të shtrëngonin duart si miq të mirë.