INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Coachela përplas Orlando Bloom me Miranda Kerr...dhe të dashurit aktualë

Coachela përplas Orlando Bloom me Miranda Kerr...dhe të dashurit aktualë

Publikuar më: 12:16 17-04-2016

Festivali Coachela tashmë ka filluar dhe shumë yje po ndeshen me njëri tjetrin në shkretëtirën e Kalifornisë. Ka dhe nga ata që nuk do donin të ndodhte kështu. Bëhet fjalë për ish të dashurit Miranda Kerr dhe Orlando Bloom. Që të dy janë parë dorë për dore me të dashurit përkatës. Kerr me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel dhe Bloom me këngëtaren Katy Perry.

Çiftet dukej sikur po shijonin momentin pa e vrarë mëndjen për të shkuarën.

Modelja australiane dukej mahnitëse, ndërsa Piegel mbante një shami që i mbulonte fytyrën, ndoshta për tu fshehur nga Bloom...

Nga ana tjetër, Perry me një kapëse metalike flokësh, syze dielli mju-mju dhe Bloom me një bluzë të kuqe hawaiane, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026791095733643