Edhe pse të divorcuar, Miranda Kerr dhe Orlando Bloom vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Pasi disa foto nudo të Bloom patën një përhapje virale nëpër internet, Miranda reagoi duke thënë se e dinte përpara se ato foto të publikoheshin dhe ishte vënë në dijeni për to pikërisht nga ish bashkëshorti. Teksa Orlando po shijonte romancën me Perryn gjatë pushimeve të tyre, ai e dinte se u fotografua nudo dhe menjëherë i shkruajti ish gruas së tij. 'O Zot, më çoi një mesazh ku thoshte: 'Më vjen vërtet shumë turp, do dalin ca foto. Mendova që duhet ta dije.'-pohoi Miranda në një intervistë radiofonike në Australi. Madje me shaka deklaroi se do t'i dhurojë atij të brendshme nga koleksioni i ri Bonds, ku ajo është imazh.
'Do t'i dërgoj Orlandos disa lloje sepse e di që mund t'i pëlqejë ndonjëra...ose asnjëra!'-përfundoi Kerr me humor.
Kujtojmë që Orlando dhe Miranda u divorcuan në vitin 2013 pasi solën në jetë një djalë. Ndërsa sot Miranda është e fejuar me themeluesin e Snapchat, Even Spiegel, ndërsa Bloom po shijon riomancën me Katy Perryn.