INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratimi i “Vettingut”, Ambasada e SHBA-ve: Përgëzojmë deputetët që e votuan, miratoni ligjet e tjera [FOTO]

Miratimi i “Vettingut”, Ambasada e SHBA-ve: Përgëzojmë deputetët që e votuan, miratoni ligjet e tjera [FOTO]

Publikuar më: 20:21 30-08-2016

Pas miratimit të Vettingut, pjesë e draftit të reformës në drejtësi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, duke përgëzuar gjithë Anëtarët e Parlamentit që votuan në favor të ligjit për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Deklarata e Ambasadës së SHBA-ve:

Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformёs nё drejtёsi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve. Pёrgёzojmё ata Anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik.  Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266