Në seancën parlamentare të mbajtur ditën e sotme janë votuar emrat e propozuar nga grupet parlamentare për kryesimin e komisioneve të përhershme.
Ajo që është vënë re kësaj here është lëshimi që ka bërë partia Demokratike, ajo i ka lëshuar 2 vende LSI-së. Në seancën e mbajtur janë miratuar me 128 vota pro. Partia Socialiste do drejtojë 5 komisione të përhershme, PD 2 komisione dhe LSI 1 komision.
Përbërja e komisioneve është kjo:
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
-Erjon Brace kryetar, PS
-Jorida Tabaku zv/kryetare, PD
-Anastas Angjeli sekretar, PS
Komisioni i Ligjeve
-Ulsi Manja kryetar, PS
-Eduard Halimi zv/kryetar, PD
-Klotilda Bushka sekretare, PS
Komisioni për Veprimtaritë prodhuese
-Eduard Shalsi kryetar, PS
-Florian Mima zv/kryetar, PD
-Besnik Bare sekretar, PS
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
-Ermonela Felaj kryetare, PS
-Flamur Noka zv/kryetar, PD
-Pjerin Ndreu sekretar, PS
Komisioni për Politikën e Jashtme
-Mimi Kodheli kryetare, PS
-Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI
-Elona Gjebrea sekretare, PS
Komisioni i Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik
-Albana Vokshi kryetare, PD
-Milva Ekonomi nënkryetare, PS
-Fidel Ylli sekretar, PS
Komisioni i Shëndetësisë
-Petrit Vasili kryetar, LSI
-Elisa Spiropali nënkryetare, PS
-Klodiana Spahiu sekretare, PS
Komisioni për Integrimin Europian
-Genc Pollo kryetar, PD
-Bledar Çuçi nënkryetar, PS
-Fatmir Velaj sekretar, PS