INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet buxheti. Palët e maxhorancës debat për konçensionin e laboratorëve

Miratohet buxheti. Palët e maxhorancës debat për konçensionin e laboratorëve

Publikuar më: 09:09 16-12-2016

Pas një senace maratonë në kuvend u miratua buxheti për vitin 2017. Bashkë me buxhetin parlamenti miratoi edhe paketën e re fiskale. Paketa vendos akcizë 8 lekë për litër mbi gazin e automjeteve, por qeveria pranoi të tërhiqet nga vendosja e akcizës edhe për naftën që përdoret në sektorin e peshkimit.
Po mes dy partive më të mëdha në qeveri LSI dhe PS pati debate në lidhje me dhënien me konçension të laboratorëve.  Petrit Vaisili i LSI publikoi një amendament për të bllokuar financimin e këtij koncesioni nga buxheti i shtetit.
“Propozimi është që asnjë fond të mos lëvizë nga shëndetësia, por rialokimi të jetë brenda të njëjtit program në projekte të tjera  dhe kur nisma të jetë e plotë e detajuar dhe me të gjitha elementet përkatëse që qartësojnë të gjitha llojet e pikave të paqarta, që ngjallin dhe debat të fortë publik, mund të vijë gjatë vitit ushtrimor”, tha Petrit Vasili.Ndërsa Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk ka fond të posaçëm në buxhet për koncesionin e laboratorëve, që sipas tij mbetet vetëm një projekt.
Po Vasili i tha se e vërteta nuk është kjo.  
“Kjo nuk është ajo që thotë ministri. Sepse jo vetëm që është parashikuar, por edhe citohet nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe jo unë. Ministri e di shumë mirë e madje është parashikuar si investime”, sqaroi Vasili.Po Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i dha fund debateve duke e hedhur propozimin e Vasilit në votim duke marrë 39 vota pro dhe 63 kundër, ndaj edhe nuk u miratua.

Article Logic
Execution time: 0.0040361881256104