INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

Miratohet kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

Publikuar më: 10:18 07-12-2017

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 6 dhjetor 2017 ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me kurs ligjor 10 mijë lekë të reja.

Sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”,  pikërisht “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Article Logic
Execution time: 0.002079963684082