INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet ligji i ri për Kadastrën, Lame: Nuk do të sjell lumturim për një ditë, po s’ka rrugë tjetër

Miratohet ligji i ri për Kadastrën, Lame: Nuk do të sjell lumturim për një ditë, po s’ka rrugë tjetër

Publikuar më: 11:45 09-03-2019

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat bëri me dije se Presidenti Ilir Meta ka miratuar ligjin e ri për Kadastrën të cilin fillimisht kreu i shtetit e riktheu për shqyrtim.

Lame tha se në Shqipëri 80% e pronave janë regjistruar me probleme duke sjellë konflikte të shumta, ndërsa tashmë institucionin e ri e pret një punë e madhe para.

"Presidenti miratoi me heshtje ligjin për Kadastrën. Ligji shmang burokracinë, shkrin në një të vetëm disa nga institucionet që merren me pronat. Thelbi është zvarritja 30-vjeçare. 80% e pronave në Shqipëri janë të hedhura me probleme.
Shteti shqiptar ka shpenzuar 200 mln dollarë në procesin e regjistrimit. I gjithë ky lum parash ka lënë pas dhjetra mijë procese gjyqësore, qindra të vrarë dhe bllokimin e mijëra aktiviteteve ekonomike. Qeveria do të marrë të gjithë përgjegjësitë e kësaj situate. Ligji i ri nuk do të sjellë lumturim për një ditë, por rrugë tjetër nuk ka" tha Lame.

Ligji “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”, parashikon shkrirjen e tre institucioneve të ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP) në një të vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828