INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, reagojnë Basha dhe Kryemadhi: Do e mbrojmë me trupat tanë [FOTO]

Miratohet ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, reagojnë Basha dhe Kryemadhi: Do e mbrojmë me trupat tanë [FOTO]

Publikuar më: 22:01 05-07-2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas vendimit të Edi Ramës dhe deputetëve ushtarë të tij për të shkatërruar Teatrin Kombëtar e për të ndërtuar kulla. Basha shkruan në Facebook, se Rama tani do të kuptojë se kush në të vërtetë e ka pushtetin.

Deklarata e Lulzim Bashës:

Vendimi qe sapo moren Edi Rama dhe banda e tij ne Kuvend eshte antikombetar, antihistorik dhe i turpshem. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij jane ne unitet te plote per te grabitur Shqiperine.

Ne do t’i tregojme kesaj bande se pushteti eshte i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar ne asnje menyre prishjen e teatrit, duke e mbrojtur ate edhe me trupat tane. Rama tani do te kuptoje se qytetaret e bashkuar jane me te forte se hajdutet e bashkuar.

 

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Monika Kryemadhit e cila me anë të një postimi të gjatë në Facebook u shpreh se: “Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë.”

Ja reagimi i saj i plotë:

Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit.

Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës.

Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë.

Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit.

Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri!

Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës.

Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij.

Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament!

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592