INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet në parim Reforma në Drejtësi

Miratohet në parim Reforma në Drejtësi

Publikuar më: 11:27 09-05-2016

Të majtët e të djathtët më në fund bashkojnë votat për të bërë t’u drejtësi. Komisioni i parlamentar i ngritur për Reformën në Drejtësi ka miratuar në parim draftin e ekspertëve ndërkombëtarë. Po gjithësesi opozita në përfundimit të takimit, tha se nuk votoi pro çështjeve politike. Eduard Halimi theksoi se të gjitha rezervat do ti bëjnë publike kur të nisë diskutimi për shqyrtimin e draftit nen për nen.

Halimi tha: “Vota jonë pro fillimit të proçesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilët ekspertët e EURALIUS dhe OPDATE  nuk i kanë marrë në trajtim. Çështje të cilat kanë të bëjnë me institucione të reja kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve apo ndërprerjen mandateve kushtetuese janë çështje politike, që Komisioni i Venecias ia adreson politikës. Ndaj dhe ne përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës, që çështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më parë në mënyrë, që votimi në tërësi sëbashku me ligjet, që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merren dhe të miratohen pa vonesë gjatë javëve të ardhshme.”

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002